July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Arsenali shënon fitore të madhe ndaj Manchester Unitedit dhe vazhdon rrugën drejt titullit kampion

1 min read

Arsenali ka triumfuar 3-2 ndaj Manchester United në derbin që u luajt në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Djajtë e Kuq, që realizuan nëpërmjet Marcus Rashford në minutën e 17-të, me Bruno Fernandes që ishte asistuesi.

Reklama
Por, lideri i Ligës Premier nuk u demotivua, dhe i barazoi shifrat në 1-1, kur Granit Xhaka dhuroi asistim milimetrik për Eddie Nketihan.

Në 45 minutat e dytë, spektakli nuk mungoi dhe dy skuadrat shënuan shënuan sërish gola.

Arsenali ia doli të përmbyste shifrat, për të kaluar në epërsi (2-1), kur Bukayo Saka (53’) shënoi një gol mahnitës.

Mirëpo, gjashtë minuta nga goli i dytë i Topçinjve, United i barazoi shifrat në 2-2 me anë të Lisandro Martinez.

Arsenali nuk u dorëzua deri në fund dhe ia doli ta rikthente epërsinë me anë të Nketias që realizoi në minutën e 90-të, me asistimin e Martin Odegaard.

Pas javës së 21-të, Arsenali vazhdon të jetë lider me 50 pikë,, ndërsa United është në të katërtin me 39 sosh.

Në xhiron e 22-të, The Gunners takohen me Evertonin, ndërsa Djajtë e Kuq do kenë punë me Crystal Palacen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *