October 2026
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  
October 2, 2026

Lea Kramoviku zgjedh Kosovën, do ta përfaqësojë fanellën dardane

Portierja e FC Luzernit, Lea Kramoviku, ka zgjedhur të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës në futboll.

Lajmin e ka bërë të ditur Konsullata e Kosovës në Zvicër, e cila përmes një postimi ka uruar Kramovikun për këtë hap të rëndësishëm në karrierën e saj.

Kramovik është portiere e FC Luzernit, që garon në elitën e futbollit të femrave në Zvicër, ndërsa tash e tutje do ta vazhdojë rrugëtimin e saj ndërkombëtar me fanellën e Kombëtares së Kosovës.

“Faleminderit, Lea, që zgjodhe Kosovën dhe që do ta përfaqësosh vendin tonë në arenën ndërkombëtare!”, thuhet në urimin e Konsullatës së Kosovës në Zvicër.

Ajo pritet të jetë pjesë e Kosovës në ndeshjet gjysmëfinale të play-off-it për Botërorin 2027, kundër Austrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *