Kovaç me lajme të mira para Villarrealit: Svensson dhe Karetsas gati për Dortmundin
Borussia Dortmundi e nis aventurën në Champions League me synimin për të marrë fitoren para tifozëve të vet, ndërsa trajneri Niko Kovaç ka marrë dy lajme të mira para përballjes me Villarrealin.
Daniel Svensson dhe Konstantinos Karetsas janë në gjendje të mirë fizike dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen. Të dy futbollistët nuk morën pjesë në stërvitjen e plotë të ekipit të hënën, por Kovaç ka sqaruar se kjo nuk lidhet me ndonjë problem serioz.
“Është diçka normale. Ndonjëherë lejojmë një ose dy lojtarë të rikuperohen në dhomën e zhveshjes apo në palestër. Të dy janë në gjendje të shkëlqyer dhe janë opsione për ndeshjen”, deklaroi trajneri kroat.
Megjithatë, Dortmundi nuk do të mund të llogarisë në Filippo Manen, i cili pësoi një dëmtim muskulor në fitoren 3:2 ndaj Hoffenheimit në Bundesliga.
Kovaç kërkon përqendrim maksimal nga skuadra e tij në debutimin evropian.
“Në Champions League nuk ka ndeshje të lehta. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përqendruar për 90 minuta. Luajmë në shtëpi dhe duam të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të fitojmë para tifozëve tanë”, u shpreh ai.
