September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 7, 2026

Ronaldo dhe Messi për herë të parë në të njëjtin ekip – spektakël në nder të Carlos Tevezit

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, dy prej yjeve më të mëdhenj që kanë shënuar një epokë në futboll, pritet të luajnë për herë të parë së bashku në të njëjtin ekip.

Ky moment historik është planifikuar të ndodhë në dhjetor, në stadiumin “La Bombonera” në Buenos Aires, në ndeshjen lamtumirëse të legjendës së futbollit argjentinas, Carlos Tevez.

Tevez ka një lidhje të veçantë me të dy futbollistët. Me Ronaldon ka qenë bashkëlojtar te Manchester Unitedi, ndërsa me Messin ka luajtur së bashku me kombëtaren e Argjentinës.

Pikërisht për këtë arsye, Tevez ka vendosur që në ndeshjen e tij lamtumirëse t’i bashkojë dy prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror.

“Gjithmonë ka qenë një dëshirë e madhe e imja t’i shoh Cristianon dhe Leon së bashku në të njëjtin ekip. Për mua, ata janë dy futbollistët më të mëdhenj në histori”, ka deklaruar Tevez.

Ish-sulmuesi argjentinas ka treguar se ka kontaktuar personalisht me Ronaldon dhe Messin dhe se të dy e kanë pranuar ftesën.

“Kam kontaktuar me ta, veçanërisht kam biseduar me Cristianon. I thashë: ‘Cristiano, dua që ti dhe Leo të luani së bashku në ndeshjen time lamtumirëse. Dua që e gjithë bota ta shohë të paktën një herë atë magji në një vend’. Ai më premtoi se do të vijë. Nuk ishte e vështirë ta bindja as Leon. Të dy e pranuan idenë time”, ka shtuar Tevez.

Nëse kjo ndeshje realizohet, tifozët e futbollit do të kenë mundësinë e rrallë për t’i parë Ronaldon dhe Messin me të njëjtën fanellë – diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë në karrierat e tyre.

“Mezi po e pres atë moment. Kjo ndeshje do të jetë vërtet emocionuese”, ka përfunduar Tevez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *