September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 5, 2026

PSG blindon Luis Enriquen dhe pesë futbollistë, mes tyre Fabián Ruiz

Paris Saint-Germain ka bërë një lëvizje të madhe për të siguruar vazhdimësinë e skuadrës, duke zyrtarizuar në të njëjtën kohë rinovimet e trajnerit Luis Enrique dhe pesë futbollistëve.

Trajneri spanjoll ka zgjatur kontratën me PSG-në deri në vitin 2030, duke vazhduar projektin që ka sjellë suksese të mëdha për klubin parisien.

Nën drejtimin e Luis Enriques, PSG ka fituar dy herë radhazi Ligën e Kampionëve, duke e konsoliduar klubin në majën e futbollit evropian.

Pjesë e valës së rinovimeve është edhe mesfushori spanjoll Fabián Ruiz, i cili ka firmosur kontratë të re deri në vitin 2028.

Ndërkohë, PSG ka blinduar për një periudhë edhe më të gjatë disa prej talenteve të skuadrës. Lucas Beraldo, Senny Mayulu, João Neves dhe William Pacho kanë rinovuar kontratat deri në vitin 2031.

Me këto marrëveshje, klubi francez synon të ruajë bërthamën e skuadrës që i ka sjellë sukseset e fundit dhe të ndërtojë një projekt afatgjatë rreth Luis Enriques dhe brezit të ri të futbollistëve.

Rinovimet vijnë në javën e mbylljes së afatit kalimtar në Francë dhe tregojnë qartë synimin e PSG-së për të vazhduar dominimin në futbollin francez dhe për të mbetur një prej pretendentëve kryesorë në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *