Liverpooli refuzon ofertën e Manchester Cityt për Gakpon
Liverpooli ka refuzuar ofertën e Manchester Cityt për Cody Gakpon, pavarësisht dëshirës së sulmuesit holandez për t’u transferuar te kampionët e Anglisë.
Manchester City ka bërë një ofertë prej 90 milionë eurosh, përfshirë bonuset, për 27-vjeçarin, por Liverpooli ka vendosur të mos e lejojë largimin e tij nga Anfield.
Gakpo, pas ndeshjes së së shtunës ndaj Nottingham Forest, u ka bërë të ditur drejtuesve të Liverpoolit se dëshiron të transferohet te Manchester City.
Megjithatë, Liverpooli ndryshoi qëndrim pasi nuk arriti të transferojë Ismaila Sarr nga Crystal Palace. Klubi nga Londra kishte refuzuar ofertën prej 58 milionë eurosh për sulmuesin senegalez.
Për këtë arsye, Liverpooli nuk dëshiron të mbetet pa një alternativë në sulm dhe ka vendosur ta mbajë Gakpon në skuadër.
Gakpo iu bashkua Liverpoolit në janar të vitit 2023. Që atëherë, ai ka zhvilluar 182 ndeshje me fanellën e “Reds”, duke shënuar 51 gola dhe duke dhënë 21 asistime.
Holandezi e kishte rinovuar kontratën me Liverpoolin në ditën e parafundit të afatit kalimtar të verës së kaluar.
