Martínez pëson tre gola në debutimin me Chelsean, por “Blutë” fitojnë!
Image: 1129315207, License: Rights-managed, Restrictions: Usage restrictions: Advertising and promotion,Commercial electronic,Consumer goods,Direct mail and brochures,Indoor display,Internal business usage,Personal use, Model Release: no , Credit line: Craig Mercer / Alamy / Profimedia
Chelsea ka mposhtur Brightonin me rezultat 4:3, në një ndeshje ku në portën e “Bluve” debutoi përforcimi i ri, Emiliano Martínez.
Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso pati një start fantastik dhe pas gjysmë ore lojë po udhëhiqte 3:0. Lavia, Neto dhe João Pedro shënuan për epërsinë e madhe të Chelseat.
Në minutën e 35-të, Yalcouyé ngushtoi rezultatin në 3:1, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Në minutën e 63-të, João Pedro shënoi autogol dhe Brighton u afrua në 3:2, duke e bërë ndeshjen shumë interesante.
Megjithatë, në minutën e 74-t, Cole Palmer realizoi një gol të bukur nga distanca për 4:2.
Rezultatin përfundimtar 4:3 e vendosi Pascal Groß në minutën e 96-të.
Në dy ndeshjet e tjera të zhvilluara në këtë orar, Sunderlandi i Granit Xhakës mposhti Fulhamin 1:0, ndërsa Leeds dhe Brentford barazuan 1:1.
