Faton Ademi drejt një tjetër hapi të madh në karrierë, interesim nga klubi i Bundesligës

Faton Ademi po përjeton një ngritje të shpejtë në futbollin gjerman dhe tashmë është në qendër të vëmendjes së klubeve nga nivelet më të larta të futbollit gjerman.

Mesfushori 20-vjeçar, i cili aktualisht luan për Alemannia Aachen në BundesLiga 3, është në fokusin e disa skuadrave. Sipas raportimeve të bazuara në informacionet e “Sky”, Greuther Fürth është në bisedime të avancuara për transferimin e tij, por në garë është futur edhe skuadra e Bundesligës 1, Elversberg.

Ademi, i cili është paraqitur me Kombëtaren U21 të Kosovës është produkt i futbollit gjerman dhe aktualisht është pjesë e Alemannia Aachen, ku sezonin e kaluar pati një rol të rëndësishëm. Në 31 paraqitje në Bundesliga 3, ai realizoi gjashtë gola, duke treguar se është një prej talenteve më interesantë të skuadrës.

Edhe në fillimin e këtij sezoni, Ademi ka vazhduar të jetë titullar dhe ka shënuar një gol në dy paraqitjet e para të kampionatit.

Karriera e Ademit po merr kështu një tjetër drejtim interesant. Nga Liga e tretë gjermane, ai tani mund të bëjë hapin e madh drejt Bundesligës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *