Viking raporton në UEFA një rast për racizëm, i dyshuar Arbër Hoxha

Ndeshja mes Vikingut dhe Dinamo Zagrebit ka marrë një tjetër epilog jashtë fushës, pasi klubi norvegjez ka raportuar në UEFA një incident të dyshuar racist.

Sipas mediave norvegjeze, futbollisti i Vikingut, Tobias Moi, ka raportuar lojtarin e Dinamo Zagrebit, Arber Hoxhën, për sjellje të dyshuar raciste. Megjithatë, as Vikingu dhe as UEFA nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht identitetin e lojtarit të përfshirë.

Nga Vikingu kanë bërë të ditur se menjëherë pas incidentit, përfaqësues të UEFA-s kanë biseduar me Moi, ndërsa klubi ka nisur t’i dorëzojë informacione organit qeverisës të futbollit evropian.

“Ne kundërshtojmë fuqishëm çdo formë diskriminimi dhe racizmi. E marrim jashtëzakonisht seriozisht atë që ka përjetuar Tobias”, thuhet në komunikatën e klubit norvegjez.

Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur në minutën e 57-të, pas një dueli mes Moi dhe Hoxhës. Pas përplasjes mes dy futbollistëve, Moi ka raportuar rastin.

Ndërkohë, nga Dinamo Zagrebi kanë konfirmuar se kanë marrë njoftim nga UEFA për nisjen e një hetimi, por kanë theksuar se deri tani nuk kanë informacione konkrete apo konfirmim zyrtar se një lojtar i tyre është identifikuar si i përfshirë në incident.

Në aspektin sportiv, Vikingu triumfoi 3:1 në ndeshjen e kthimit ndaj Dinamos dhe, me rezultat të përgjithshëm 5:3, siguroi kualifikimin në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

Tani, UEFA pritet të hetojë incidentin e raportuar, i cili ka hedhur hije mbi suksesin e madh të skuadrës norvegjeze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *