Krizë në Trabzonspor, Salah reagon pas eliminimit nga Europa
Screenshot
Ditë të trazuara po kalojnë te Trabzonspor. Gjiganti turk pësoi një goditje të rëndë në plejofin e Ligës së Evropës, ku u eliminua nga Ferencvaroshi me rezultat të përgjithshëm 0-5.
Pas humbjes së thellë, trajneri Fatih Tekke dha dorëheqjen, por drejtuesit e klubit nuk e pranuan atë. Nga Trabzonspori shpjeguan se vendimi ishte marrë nën ndikimin e madh të emocioneve dhe presionit pas eliminimit.
Në këto momente krize, në qendër të vëmendjes u vu ylli kryesor i skuadrës, Mohamed Salah, i cili gjatë kësaj vere u transferua nga Liverpooli.
Sulmuesi egjiptian publikoi një mesazh për të qetësuar situatën dhe për t’i dhënë mbështetje projektit të klubit.
“Netët e këqija dhe zhgënjimet janë pjesë e futbollit. Ato duhet të na shërbejnë si motivim. Trabzonspori është klubi im dhe unë jam plotësisht pjesë e këtij projekti. Besoj se mund t’i përmbushim pritshmëritë e mëdha”
Trabzonspori gjatë kësaj vere ka afruar disa emra të mëdhenj, mes tyre edhe Fabinho, por skuadra duket se ende nuk është përshtatur plotësisht.
Pas eliminimit nga Liga e Evropës, klubi turk do ta vazhdojë aventurën evropiane në Ligën e Konferencës.
