Moment historik për Neuerin dhe futbollin gjerman

Manuel Neuer ka shkruar një tjetër faqe të historisë së futbollit gjerman. Legjenda e Bayern Munichut ka nisur sezonin e 21-të radhazi në Bundesligë, rekord për një futbollist në elitën gjermane.

40-vjeçari e nisi këtë edicion me ndeshjen ndaj Stuttgartit, e cila ishte edhe ndeshja e tij e 600-të me fanellën e Bayern Munichut në të gjitha garat.

Gjatë karrierës së tij me bavarezët, Neuer ka fituar 13 tituj të Bundesligës, pesë Kupa të Gjermanisë dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve.

Me kombëtaren gjermane ka regjistruar 124 paraqitje, ndërsa në vitin 2014 u shpall kampion bote.

Neuer aktualisht renditet i pesti në listën e futbollistëve me më shumë paraqitje për Bayern Munich. Para tij janë Gerd Müller, Oliver Kahn me 632, Sepp Maier me 709 dhe Thomas Müller, i cili kryeson me 756 paraqitje.

Portieri legjendar mban gjithashtu rekordin e Bundesligës për numrin e ndeshjeve pa pësuar gol, me plot 243 “porta të paprekura”.

Një tjetër rekord për një prej portierëve më të mëdhenj në historinë e futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *