August 2026
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
August 12, 2026

Ademi për Ligën e Kombeve: Në çdo garë që marrim pjesë kërkojmë kualifikimin

Kosova në shtator nis ciklin e ri të Ligës së Kombeve, ku do të përballet me Austrinë, Izraelin dhe Republikën e Irlandës.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, pret që Kosova të jetë konkurruese në këtë grup dhe të synojë rezultate të larta.

“Të gjitha ekipet që i kemi aty asnjëra nuk është një autsajder ose një ekip që nuk është i dëshmuar”, tha Ademi.

Ai vlerësoi kundërshtarët e Kosovës, duke veçuar Austrinë, por duke mos lënë anash as Izraelin dhe Irlandën.

“Austria ka qenë në kampionat evropian dhe së fundmi në Kupën e Botës, Izraeli po ashtu i fortë dhe sigurisht edhe Irlanda…”

Pavarësisht nivelit të kundërshtarëve, Ademi tha se Kosova nuk hyn në garë me synime të vogla.

“Ne jemi ekip që gjithmonë e kërkojmë rezultatin dhe kërkojmë plasman sa më të lartë. Në fakt tash e tutje ne kërkojmë në çdo garë që marrim pjesë kualifikim, pavarësisht grupit, por duke pasur parasysh e duke u bazuar në punën e shtabit tonë të trajnerëve dhe në kualitetin dhe formën e lojtarëve”, tha Ademi.

Ai bëri të ditur se përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda po ndjek nga afër futbollistët potencialë për Kombëtaren.

“Trajneri është gjithmonë këtu e keni parë në kohët e fundit është nonstop në Kosovë. I ka përcjellë të gjitha ndeshjet, i ka përcjellë të gjithë lojtarët”, shtoi Ademi.

Ai tha se Kosova ka një bazë të madhe talentesh, që sipas tij rrit edhe mundësitë për rezultate të mira në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *