July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Jo vetëm në Itali, Juventus mund të përballet me sanksione edhe nga UEFA

1 min read

Juventus u penalizua me minus 15 pikë nga ana e Gjykatës Federale e Apelit në Itali për shkak të parregullsive në bilancet financiare të vardhezinjve, me drejtuesit që ishin munduar të fshihnin bilancin e vërtetë.
Por, pas dënimit në Itali, “Zonja e Vjetër” mund të përballet me sanksione edhe nga ana e UEFA-s që në fakt e ka nisur një hetim për italianët prej datës 1 dhjetor.

Nëse UEFA fakton që Juventus ka arritur të përfitojë në garën ndaj klubeve të tjera në momentin që ka fshehur bilancet, atëherë rrezikon shumë.
Pasi nëpërmjet bilanceve fiktive, Juventus mund të ketë arritur të përfitojë edhe licencën e UEFA-s për të marrë pjesë në komepticionet europiane.

Në këtë formë, Juventus ende nuk mund të marrë frymë lirisht pasi një penalizim me mospjesëmarrje në Europë për disa sezone, do të ndikonte drejtpërdrejtë në organizimin e klubit bardhezi që më pas do të duhet ta niste nga e parë me lojtarë të rinj dhe me objektiva ndryshe nga ato të zakonshmet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *