Drita zyrtarizon transferimin e William Baeten

FC Drita ka prezantuar një tjetër përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri, duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit ofensiv belg, William Baeten.

Klubi gjilanas bëri të ditur se Baeten tashmë i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Bansko, ku po vazhdojnë përgatitjet për edicionin e ri dhe sfidat në garat evropiane.

29-vjeçari vjen te kampioni i Kosovës pas një periudhe te Flamurtari Vlorë, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e klubeve rumune FCSB dhe Universitatea Craiova, duke grumbulluar përvojë të konsiderueshme në futbollin evropian.

“William Baeten bardh e kaltër. Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se futbollisti William Baeten është përforcimi ynë i radhës, i cili i bashkohet ekipit për fazën përgatitore në Bansko”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Drejtuesit e klubit besojnë se cilësitë e belgut në repartin ofensiv do t’i sjellin më shumë kreativitet dhe alternativa trajnerit, si në garat vendore ashtu edhe në paraqitjet ndërkombëtare.

Me afrimin e Baeten, FC Drita vazhdon të ndërtojë skuadrën për sezonin e ri, me synimin për të mbrojtur titullin kampion dhe për të lënë gjurmë në arenën evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *