Solbakken: Haaland sulmuesi më i mirë në botë

Trajneri i Norvegjisë, Ståle Solbakken, ka thurur elozhe të mëdha për yllin e sulmit norvegjez Erling Haaland, pas paraqitjes spektakolare në fitoren 3–2 ndaj Senegal, që i siguroi Norvegjisë kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Botës.

Haaland ishte protagonist absolut me dy gola të shënuar, ndërsa sipas Solbakkenit, ai madje mund të kishte realizuar edhe më shumë.

“Erling shënoi dy gola, por humbi edhe dy të tjerë. Mund të kishte shënuar edhe katër. Ai është sulmuesi më i mirë,” tha trajneri norvegjez.

Solbakken theksoi se Haaland nuk ka të njëjtën “mbështetje kombëtare” si rivalët e tij në garën për trofe individualë:

“Është më e lehtë të fitosh Këpucën e Artë kur luan për Francën apo Argjentinën, por ne do të përpiqemi t’i japim Erling më shumë ndihmë.”

Ai shtoi se forma e tij aktuale është e jashtëzakonshme:

“Ai është në zjarr dhe jam shumë i lumtur që po shënon në skenën më të madhe.”

Duke folur për ndeshjen e radhës ndaj Francës, Solbakken u tregua i kujdesshëm:

“Nuk kemi filluar ende të mendojmë për atë sfidë. Tani do të rikthehemi në kamp dhe do të pushojmë, sepse kemi nevojë pas një ndeshjeje shumë të vështirë.”

Norvegjia vazhdon rrugëtimin e saj në Botëror me Haalandin në formë të jashtëzakonshme dhe me ambicie të qarta për më tej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *