June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 5, 2026

Orges Shehi, trajner i ri i Prishtinës

Orges Shehi është emëruar trajner i Prishtinës. Këtë e ka bërë të ditur Prishtina të premten përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.

Shehi do ta zëvendësojë Alban Dragushën i cili e shkëputi kontratën me Prishtinën me marrëveshje të dyanshme.

48-vjeçari së fundi ishte trajner i Tiranës. Shehi e drejtoi Tiranën për pesë muaj.

Shehi e drejtoi edhe Ballkanin nga muaji dhjetor i vitit 2024 deri në nëntor të vitit 2025 .

Shehi ka qenë më herët edhe trajner i Kukësit, Skënderbeut dhe Partizanit të Tiranës.

Ai u shpreh i lumtur që do ta drejtojë klubin nga kryeqyteti.

“Është kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe që jam pjesë e një klubi si Prishtina. Shpresoj dhe besoj se të gjithë së bashku klubi, shtabi teknik, lojtarët dhe tifozët do të bëjmë maksimumin për ta rikthyer Prishtinën aty ku i takon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *