July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Ronaldo “shpëton” Ramos-in në momentin e fundit, videoja bëhet virale (Pamjet)

1 min read

Miqësorja mes PSg dhe formacionit të përzier të Al Nassr-Al Hilal nuk ka qenë vetëm rasti për të tifozët e futbollit të admirojnë kampionët e shumtë që zbritën në fushë, por edhe për vetë lojtarët ka qenë një mundësi për t’u takuar pas shumë kohësh.

Nuk ka ardhur vetëm përshëndetja mes Cristiano Ronaldo-s dhe Messi-t, por edhe takimi mes CR7 dhe Mbappe, me këtë të fundit që nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për portugezin.

Mes miqve të shumë të vjetër të Ronaldo-s ka qenë edhe Sergio Ramos (9 vite bashkë te Real Madrid), me të cilin CR7 ka shkëmbyer një përqafim në tunel para futjes në fushën e lojës.

Dhe Ronaldo ka përfituar për t’i pëshpëritur diçka në vesh Ramos-it: përmbajtja është zbuluar menjëherë, duke parë se Ramos kishte harruar të hiqte vathin, duke shkelur rregulloren që ndalon mbajtjen e objekteve të rrezikshme për veten dhe të tjerët.

Ronaldo, nën vëzhgimin e telekamerave, ia ka vënë në dukje kolegut spanjoll që në atë moment ka marrë menjëherë masat dhe e ka hequr, me dy lojtarët që kanë buzëqeshur në shenjë mirëkuptimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *