June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Filloi trajnimi në kuadër të projektit FIFA Talent Development Scheme (TDS)

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me FIFA-n, ka nisur punëtorinë tre-ditore të projektit FIFA Talent Development Scheme (TDS), e cila po zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, nga 2 deri më 4 qershor. 

Në këtë aktivitet po marrin pjesë trajnerët e programit ‘FFK Talent Coach Academy’, përfaqësuesit e projektit ‘Elite Youth Development’, edukatorët e FFK-së si dhe trajnerët e ekipeve kombëtare të grupmoshave. 

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është avancimi i njohurive dhe praktikave për identifikimin, edukimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në futbollin kosovar. 

Punëtoria po udhëhiqet nga ekspertët e FIFA-s Mirelle van Rijbroek, Zeb Jacobs, Bo Jacobs, Andy Gould dhe Arnar Vidarsson, mentor i FIFA-s për Kosovën, të cilët do të prezantojnë praktikat më të mira të futbollit elitar dhe përvojat ndërkombëtare. 

Temat kryesore të trajnimit janë: Identifikimi dhe zhvillimi individual i talenteve; Skautimi dhe analiza e performancës; Përdorimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në edukimin e trajnerëve; Metodologjitë moderne për zhvillimin e futbollistëve; derisa ky program përfshin edhe vëzhgimet praktike, analiza ndeshjesh dhe diskutime profesionale. 

Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm në zbatimin e projektit TDS në Kosovë, duke konfirmuar përkushtimin e FFK-së dhe FIFA-s për ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe afatgjatë për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve. 

Përmes këtij programi, futbolli kosovar po vendos themelet për një të ardhme më profesionale, më konkurruese dhe më të integruar në standardet ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *