June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Amir Rrahmani hedh hapin tjetër në lidhje, i propozon martesë partneres

Screenshot

Futbollisti i njohur kosovar, Amir Rrahmani, ka hedhur një hap të rëndësishëm në jetën e tij personale duke i propozuar për martesë partneres së tij, Drita Stublla.

Lajmin e gëzueshëm e ka bërë të ditur vetë Drita për ndjekësit e saj. Përmes një postimi në llogarinë e saj në “InstaStory”, ajo u shfaq duke treguar unazën e fejesës në dorë, duke konfirmuar zyrtarisht këtë hap të ri në lidhjen e tyre të dashurisë.

Kujtojmë se Amiri dhe Drita ka kohë që po shijojnë lidhjen e tyre, të cilën e kanë mbajtur larg vëmendjes së publikut.

Me këtë propozim, ata tashmë po hyjnë në një fazë të re dhe mjaft të rëndësishme të jetës së tyre, duke e çuar marrëdhënien e tyre në një nivel shumë më serioz dhe të veçantë.

Urime çiftit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *