June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 1, 2026

Igball Jashari transferohet te Drita

Igball Jashari është përforcimi i parë i Dritës për edicionin e ri. Klubi gjilanas të hënën e zyrtarizoi Jasharin, të transferuar nga Drenica. Ai më herët ka luajtur edhe për Prishtinën.

Jashari, që luan në repartin ofanziv, është pjesë e rëndësishme e Kosovës U21. Te Drenica ishte prej lojtarëve më të rëndësishëm.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Igball Jashari është përforcimi më i ri i FC Dritës. Igballit i urojmë mirëseardhje në familjen bardhekaltër dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, shkruan Drita në njoftim.

Drita tashmë ka vazhduar kontratën me Arb Manajn, Besnik Krasniqin e Faton Maloku.

Kampionia e Kosovës do të paraqitet në kualifikimet e Championsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *