May 17, 2026

Ballkani fiton, Prishtina e Re bie në kategorinë e dytë

Prishtina e Re ka rënë nga elita e futbollit kosovar pas humbjes nga Ballkani.

Ballkani të dielën e mposhti Prishtinën e Re në shtëpi me rezultatin 3:2, në kuadër të xhiros së 34-t.

Prishtina e Re është në pozitën e fundit me 31 pikë, teksa kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit. Ballkani e zë vendin e dytë me 58 pikë.

Nedim Mekiq e kaloi në epërsi Prishtinën e Re në minutën e 18-të.

Ballkani i barazoi shifrat në 1:1 me golin që e shënoi Giovanni Ribeiro në minutën e 49-të. Pesë minuta më pas, Mekiq, shënoi sërish për epërsinë 2:1 të Prishtinë së Re.

Ballkani arriti ta barazoj sërish rezultatin në minutën e 69-të. Anel Shabanaxhoviq shënoi për 2:2.

Ndërsa golin e fitores 3:2 e realizoi Almir Kryeziu në minutën e 87-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *