Guardiola: Nuk mund ta njoh skuadrën time

Manchester City bëri një rikthim të madh për të mposhtur Tottenhamin 4-2, por Pep Guardiola është i zhgënjyer me paraqitjen e ekipit të tij. Ai tha se nëse skuadra vazhdon të luajë në të njëjtën mënyrë, nuk do të mund të luftojë për titull me Arsenalin.
“Ne po konkurrojmë me një rival si Arsenali, i cili ka epërsi të madhe në çdo ndeshje. Ata nuk e kanë fituar titullin për dy dekada. Nuk mund ta njoh ekipin tim. Sinqerisht, në pushim nuk e prisja që do të mund të bënim një kthesë. Ishim shumë me fat. Dua të shoh dëshirën për fitore nga sezonet e kaluara”, tha menaxheri i Manchester Cityt.
“Qytetarët” tani janë pesë pikë prapa liderit Arsenal.