May 2026
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
May 14, 2026

U mbajt seminari me trajnerin gjerman Rainer Kraft për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve

Screenshot

Shoqata e Trajnerëve të Futbollit, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës organizoi sot në Prishtinë seminarin njëditor me trajnerin gjerman, Rainer Kraft, ku në fokus ishte identifikimi dhe zhvillimi i talenteve të rinj në futboll.

Në këtë seminar morën pjesë trajnerë vendorë të grupmoshave deri në U19, si dhe kandidatët e kursit aktual të licencimit të trajnerëve. Gjatë ligjëratës, Kraft prezantoi metodologjinë e punës në kuadër të projektit TDS, duke ndarë përvojat dhe praktikat më të mira për zhvillimin e futbollistëve të rinj dhe krijimin e një perspektive të qëndrueshme për të ardhmen e futbollit kosovar.

“Ky seminar kishte të bënte me mënyrën se si përpiqemi të identifikojmë talentet dhe si i stërvitim ato brenda projektit TDS. Prezantuam gjithashtu punën time si trajner i talenteve së bashku me kolegët e mi dhe mënyrën se si mundohemi të zhvillojmë lojtarët e rinj, për t’u siguruar atyre një të ardhme të ndritur në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës”, deklaroi Kraft.

Pjesëmarrësit e seminarit vlerësuan lart organizimin dhe përmbajtjen profesionale të ligjëratës, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave me ekspertë ndërkombëtarë.

Trajneri i FC Ballkani U17, Zgjuart Kuçi, tha se seminare të tilla janë shumë të dobishme për trajnerët vendorë.

“Për neve trajnerët vendorë janë shumë të mirëseardhura ligjëratat nga trajnerë ndërkombëtarë. Shpresoj që këshillat dhe përvojat e tij të na hyjnë në punë në të ardhmen”, u shpreh Kuçi.

Ky seminar është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit dhe FFK-së për ngritjen profesionale të trajnerëve vendorë dhe avancimin e zhvillimit të talenteve të rinj në futbollin kosovar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *