Salah flet për largimin nga Liverpooli: Është koha e duhur për të ikur
Pas nëntë vitesh të mbushura me trofe, rekorde dhe emocione në “Anfield”, Mohamed Salah ka folur hapur për largimin e tij nga Liverpool në fund të sezonit.
Sulmuesi egjiptian pranoi se tashmë e ndien se cikli i tij me “reds” po shkon drejt fundit, duke theksuar se vendimi për t’u larguar i sjell qetësi shpirtërore.
“Sezonin e kaluar nuk isha gati të largohesha. Pas rekordeve dhe fitimit të Premier League, nuk do të kishte qenë e drejtë. Por tani ndiej se është koha”, u shpreh Salah.
33-vjeçari la të kuptohet se pas skenës kanë ndodhur shumë gjëra që publiku nuk i di, megjithëse shmangu të japë detaje konkrete.
“Ka shumë gjëra që ndodhin prapa skenave. Nuk dua të flas shumë për këtë, por tani jam në paqe me vendimin tim”, tha ai.
Ylli egjiptian nuk preferoi të komentojë raportet për marrëdhënien e tij me trajnerin Arne Slot, duke zgjedhur të mos përmendë emra apo situata specifike.
Salah konsiderohet një nga futbollistët më të rëndësishëm në historinë moderne të Liverpoolit, pasi gjatë periudhës së tij në “Anfield” fitoi tituj të shumtë dhe u kthye në ikonë për tifozët e klubit anglez.
