July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

“Mbretërit” nuk kanë vdekur! Reali rikthehet nga 0:2 ndaj Villarrealit

1 min read

Real Madridi ka kaluar në çerekfinalen e Kupës së Mbretit pasi bëri një kthesë fantastike në Ceramica për të fituar 3-2 ndaj Villarreal-it, pasi e pa vetën në disavantazh 0:2 deri në minutën e 50-të.

Veterani Etienne Capoue shënoi një gol në minutën e katërt për t’i dhënë epërsinë e hershme “nëndetëses së verdhë”, ndërsa në minutën e 42-të Samuel Chukwueze “shpalli” eliminimin e mundshëm të favoritit, duke çuae shifrat 2:0. Megjithatë, skuadra e Carlo Ancelottit, e kritikuar pas disfatës bindëse nga Barcelona në finalen e Superkupës së Spanjës, tregoi se ka ende “dhëmbë” dhe dëshirë për të mposhtur.

Në minutën e 57-të Vinicius Junior ua ktheu shpresën mysafirëve dhe në minutën e 69-të bashkatdhetari i tij brazilian Eder Militao barazoi në 2:2. Ndërkaq, golin e fitores dhe të festës madrilene e shënoi Dani Ceballos në minutën e 86-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *