May 2026
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
May 7, 2026

Neuer pas eliminimit: Na mungoi mprehtësia për ta mposhtur PSG-në

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka shprehur zhgënjimin pas eliminimit nga Paris Saint-Germain në gjysmëfinale të UEFA Champions League, duke theksuar mungesën e efikasitetit në repartin ofensiv.

“Na mungoi konkretizimi në fazën sulmuese. Ndoshta nuk krijuam shumë raste të pastra, por kishim mjaftueshëm mundësi për ta fituar ndeshjen. Ishim shumë pranë finales, mirëpo nuk arritëm ta bëjmë hapin vendimtar”, deklaroi Neuer.

Kapiteni bavarez shtoi se një gol në momentet kyçe do ta kishte ndryshuar rrjedhën e sfidës.

“Po të kishim realizuar në një moment të rëndësishëm, gjithçka do të dukej ndryshe. Goli ynë erdhi tepër vonë. Atmosfera në stadium ishte fantastike dhe skuadra besonte deri në fund, por nuk treguam mprehtësi të mjaftueshme para portës kundërshtare”, u shpreh ai.

Neuer vlerësoi edhe intensitetin e lartë të përballjes, duke theksuar se të dyja skuadrat kishin raste për më shumë gola.

“Luajtëm me presion të lartë dhe tranzicione të shpejta. Mund të kishte edhe më shumë gola nga të dyja anët. Tani ndjejmë vetëm zhgënjim, por sezoni nuk ka përfunduar ende, pasi na pret finalja në Berlin”, përfundoi portieri gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *