July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Man. City me kthesë spektakulare mposhtë Tottenhamin

1 min read

Manchester City duket se nuk është ende gati ta “fshijë” veten nga gara për titull në Premier League, pasi me një rikthim të pabesueshëm në pjesën e dytë arriti të përmbysë deficitin 0:2 për triumfin 4:2 ndaj Tottenhamit, që e afron skuadrën e Guardiolës në pesë pikë me Arsenalin (që ka një ndeshje më pak).

Situata për skuadrën e Pep Guardiolës nuk dukej e mirë pas 45 minutave të para. Në minutën e 44-të, Dejan Kuluszewski shfrytëzoi një gabim në mbrojtje për të kaluar Tottenhamin në epërsi 1-0, derisa dy minuta më vonë pas përpjekjes së Harry Kane, Emerson Royal shënoi 0-2.

Megjithatë, City doli me energji të pabesueshme në pjesën e dytë për një kthesë të çmendur. Julián Alvarez ngushtoi rezultatin në 1:2 në minutën e 51-të, kurse vetëm tre minuta më vonë Erling Haaland shënoi golin e barazimit.

Lojtari vendimtar ishte Riyad Mahrez me golin e minutës së 63-të, ndërsa i njëjti lojtar në minutën e 89-të e vulosi fitoren e Cityt  pas një aksioni të shpejtë dhe një reagimi të keq të mbrojtjes së skuadrës së Antonio Contes.

Kjo humbje, e dyta radhazi e tyre pas Arsenalit në derbin e madh, e lë Tottenhamin në vendin e pestë me 33 pikë, pesë pas Newcastle-it të vendit të katërt dhe me një lojë më pak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *