Fisnik Asllani në formacionin e javës në Bundesligë!

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, po vazhdon të shkëlqejë në Bundesligë. Në fitoren 4:2 të TSG Hoffenheim ndaj FC Heidenheim, Asllani realizoi një gol dhe një asistim, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të ndeshjes.

Paraqitja e tij e shkëlqyer i ka siguruar vend në ekipin më të mirë të javës së 25-të, sipas mediave prestigjioze gjermane si Kicker, Bild dhe agjencisë së lajmeve SID.

Statistikat e këtij sezoni në Bundesliga: 8 gola, 5 asistime, 24 paraqitje. Forma e tij e lartë ka tërhequr vëmendjen edhe të klubeve të mëdha evropiane, ndërsa interesim për 23-vjeçarin raportohet të ketë shprehur edhe gjiganti anglez Chelsea FC.

Një tjetër dardan që po shkëlqen në skenën e madhe evropiane pikërisht në prag të ndeshjes më të rëndësishme deri më tani të Kosovës, atë kundër Sllovakisë më 26 mars!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *