Ademi në mbledhjen e HatTrick: Po angazhohemi të krijojmë kushte moderne
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të Komitetit HatTrick të UEFA-s, ku është anëtar. Ai ka thënë se në takimin e mbajtur në selinë e UEFA-s kanë disktutuar projekte të ndryshme për zhvillimin e mëtejmë të futbollit.
Postimi i plotë i Ademit:
Kënaqësi të merrja pjesë sot në mbledhjen e Komitetit HatTrick në selinë e UEFA-s në Nyon.
Bashkë me homologët nga federatat evropiane, diskutuam mbi projektet e reja të UEFA-s, që kanë për qëllim mbështetjen e zhvillimit të futbollit në të gjithë Evropën, me fokus të veçantë në avancimin e infrastrukturës sportive dhe programet edukative për federatat anëtare.
Angazhimi ynë i përbashkët është të krijojmë kushte moderne dhe mundësi të barabarta për zhvillimin e futbollit në çdo nivel.
