June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Bylbyl Sokoli, emër i madh në letër, por me dështime në praktikë

Bylbyl Sokoli e ka nisur profesionin e trajnerit të futbollit në vitin 1988, në klubin prishtinas Ramiz Sadiku. Që nga ajo kohë, ai ka drejtuar një numër të madh klubesh në Kosovë dhe më gjerë, si dhe në dy periudha ka qenë edhe trajner i Kombëtares së Kosovës, shkruan Gazeta Arena.

Megjithatë, një analizë kronologjike e karrierës së tij nëpër klube tregon se në shumicën dërrmuese të rasteve, bashkëpunimi ka përfunduar me shkarkim, largim para kohe ose me rezultate zhgënjyese, përfshirë edhe rënie nga liga.

Sipas një kronologjie del se Sokoli nuk ka përfunduar asnjë kontratë deri në fund, ndërsa shumë klube pas largimit të tij janë përballur me kriza sportive dhe rënie kategorie.

Dështimet dhe largimet e “Profës”

• Ramiz Sadiku – trajner fillestar, pa sukses të theksuar, largim
• Flamurtari – rezultate të dobëta, u shkarkua
• 2 Korriku – dështim sportiv, klubi u largua nga liga
• Besëlidhja – rezultate negative, u shkarkua
• Renova (Tetovë) – dështim, u shkarkua
• Drenica – rezultate zhgënjyese, u shkarkua
• Hysi – klubi ra nga liga, u konsiderua dështim
• Prishtina – u shkarkua, pa arritje të qëndrueshme
• Liria – rënie nga liga, dështim i thellë
• KEK-u – largim dhe rënie kategorie
• Drita (mandati i parë dhe i dytë) – largim para kohe
• Kosova Prishtinë – rënie nga liga, u shkarkua
• Besa Pejë – u shkarkua
• Ferizaj – rezultate të dobëta, u shkarkua
• Llapi – përfundim jo i suksesshëm i mandatit
• Gjilani – largim me incidente disiplinore, u përjashtua

Nëse analizohet e gjithë veprimtaria e tij në klube, del se “Profa” me rezultate ka dështuar, por edhe kudo ku ka punuar ka sjellë tensione; shkarkim; krizë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *