Marash Kumbulla merr lajmin e jetës, njofton se do të bëhet baba për herë të parë

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla është në pritje të ëmbël. Në një moment pozitiv të përvojë së tij te Roma (në dy ndeshjet e fundit, në Kupë dhe Serinë A, është aktivizuar titullar), mbrojtës i Kombëtares Shqiptare ka shpërndarë lajmin për fansat e tij se do të bëhet për herë të parë baba.

“Je emocioni më i madh I jetë sonë. Mami dhe babi të presin dhe të duan shumë që tani” – shkruan Kumbulla në Instagram.

Urimet që ka marrë nga futbollistë të njohur kanë qenë të shumta, nga Etrit Berisha te Edin Dzeko e shoku i skuadrës Abraham.

Të njëjtin postim ka shpërndarë në Instagram edhe parnterja e 22-vjeçarit, Greta Manzato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *