Josko Gvardiol pëson frakturë në këmbë, do t’i nënshtrohet operacionit
Manchester City ka njoftuar se mbrojtësi Josko Gvardiol ka pësuar një frakturë të tibisë në këmbën e djathtë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes kundër Chelsea, e cila përfundoi 1-1 në Premier League.
Klubi bën të ditur se Gvardiol do të operohet më vonë gjatë kësaj jave, ndërsa ekspertët po vazhdojnë të vlerësojnë shkallën e plotë të lëndimit dhe kohën e pritshme për rikuperim.
“Gjithkush në klub i uron Joskos një rikuperim sa më të shpejtë,” thuhet në njoftimin e Manchester City. Faqja zyrtare e klubit do të ofrojë përditësime të rregullta për procesin e rikuperimit të mbrojtësit.
