June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Demantohet Riola Xhemaili: Kosova i kishte bërë ofertë zyrtare që në moshën 17-vjeçare

Deklarimet e reprezentueses së Zvicrës, Riola Xhemaili, se asnjëherë nuk ka marrë ofertë për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës, nuk qëndrojnë.

Sipas burimeve me procesin e afrimit të futbollisteve me prejardhje kosovare, Kosova i ka bërë ofertë zyrtare Riola Xhemailit kur ajo ishte vetëm 17-vjeçare. Këtë e ka konfirmuar edhe Gani Musliu, i cili në atë periudhë ishte i angazhuar drejtpërdrejt për ta sjellë lojtarën te Kombëtarja e Kosovës.

Madje, ekziston edhe përgjigjja e shkruar e vetë lojtares, e cila nuk lë vend për dilemë. Në mesazhin e saj, të cilin e ka publikuar Musliu, Xhemaili shprehet qartë se nuk ka interes të luajë për asnjë vend tjetër përveç Zvicrës, duke falënderuar për interesimin dhe duke theksuar se komunikimi për të bëhet përmes menaxherit personal.

Kjo e bën të pavërtetë deklaratën e saj të dhënë së fundmi për median zvicerane “NZZ Sonntag”, ku deklaroi “se nuk ka marrë asnjë ofertë nga Kosova, dhe se futbolli i femrave në Kosovë nuk është i avancuar”.

Në fakt, refuzimi i saj nuk ka ardhur si pasojë e nivelit të futbollit kosovar, por si një vendim i qartë personal për t’u orientuar drejt Zvicrës, vendim që ajo e ka marrë herët dhe pa hezitim.

Zgjedhja e Riola Xhemailit për të përfaqësuar Zvicrën është e drejtë legjitime e çdo sportisteje. Por, ajo që nuk qëndron është përpjekja e daj për ta mohuar ekzistimin e një ftese nga Kosova, veçanërisht kur për këtë rast ka prova konkrete.

Faktet janë të qarta: Kosova e ka kërkuar Riola Xhemailin, por ajo e ka refuzuar ofertën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *