April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

García hero në portë, Barcelona e mbyll derbin me fitore ndaj Espanyolit

Barcelona e ka nisur vitin 2026 ashtu siç e përfundoi 2025-ën – në krye të La Ligës. Megjithatë, ndeshja e parë e vitit ndaj rivalit lokal Espanyol ishte shumë më e vështirë sesa pritej, me vendasit që në disa momente dominuan takimin.

Heroi absolut i katalanasve ishte portieri Joan García, i cili me disa pritje vendimtare e mbajti Barcelonën në lojë, duke qenë një nga faktorët kryesorë të fitores 2:0, edhe pse pjesa e parë u mbyll pa gola.

Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, Dani Olmo realizoi një gol të bukur në minutën e 86-të, duke heshtur tribunat dhe duke i dhënë epërsinë Barcelonës. Espanyol u hodh i gjithi në sulm në kërkim të barazimit, por kjo u ndëshkua në minutat shtesë.

Robert Lewandowski, me përvojën dhe qetësinë e tij, vulosi fitoren me golin e dytë, i dhjeti për të këtë sezon në Primera División.

Me këtë triumf, Barcelona e rrit epërsinë ndaj Real Madridit në shtatë pikë, megjithatë “mbretërit” kanë një ndeshje më pak, të cilën do ta zhvillojnë të dielën ndaj Betisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *