February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Rayan Cherki hero, Man City me vështirësi fiton ndaj Nottingham Forest

Manchester City ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Nottingham Forest, në kuadër të xhiros së 18-të në Ligën Premier.

“Qytetarët” zhvilluan një tjetër paraqitje solide për të triumfuar me rezultat 1-2.

Nottingham faktkikisht e nisi më mirë, për të rrezikuar me Callum Hudson-Odoi, por nuk e konkretizoi.

Ishte mesfushori Tijjani Reijnders që e zhbllokoi rezultatin pas një asistimi fantastik të Rayan Cherkit (48’).

Sidoqoftë, i menjëhershëm ishte reagimi i vendasve që e barazuan rezultatin falë Omari Hutichnson që e konkretizoi një pasim nga harkimi (54’).

Pavarësisht që u ndjenë në presion, City nuk gaboi për ta rikthyer epërsinë dhe njëkohësisht vulosur fitoren falë Rayan Cherkit, që shënoi supergol nga distanca (83’).

Man City tani rimerr kreun e Ligës Premier me 40 pikë, një mbi Arsenalin që ka një ndeshje më pak të zhvilluar derisa Nottingham zë vendin e 17-të me 18 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *