September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 6, 2026

Klubeve të Superligës u rritet vlera në Transfermarkt

Vlera e Superligës së Kosovës po rritet vazhdimisht. Në përditësimin e fundit të platformës së njohur Transfermarkt vlera e klubeve të elitës së futbollit kosovar është rritur dukshëm. Kampionia në fuqi, Drita mbetet më e vlerësuara, tani me 7.5 milionë euro. E këtij lajmi i është gëzuar edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili në Instagram ka shkruar: “Superliga e Kosovës vazhdon të rritet edhe në aspektin e vlerës së tregut. Sipas të dhënave të Transfermarkt, klubet tona po dëshmojnë progres, stabilitet dhe potencial zhvillimi. Investimi në futboll, përmirësimi i infrastrukturës dhe puna e përbashkët po japin rezultate konkrete”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *