Agim Ademi nderohet me “Përkrenaren e Skënderbeut”
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë nderimin e veçantë me “Përkrenaren e Skënderbeut” nga “Presheva Jonë”.
Ky vlerësim iu dha në shenjë respekti për angazhimin e tij në ofrimin e mundësive të barabarta për të gjithë shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, duke i përfshirë ata në aktivitetet dhe zhvillimin e futbollit nën ombrellën e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Përmes këtij nderimi, Ademi vlerësohet si një figurë kyçe në promovimin e sportit dhe integrimin e shqiptarëve të Luginës në futbollin e Kosovës.

