February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 14, 2026

Drita mbyll stinorin vjeshtor me fitore në derbin ndaj Prishtinës

Kampioni në fuqi, Drita, ka triumfuar ndaj Prishtinës në derbin e mërkurës në Gjilan, duke fituar me rezultat 2:0 dhe duke i dhënë fund stinorit vjeshtor të Superligës së Kosovës.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë: Jorgo Pëllumbi zhbllokoi rezultatin në minutën e 26-të, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, Raddy Ovouka dyfishoi epërsinë, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Me këtë fitore, Drita ngjitet në vendin e katërt me 29 pikë, po aq sa ka edhe Dukagjini në vendin e tretë. Prishtina, që po kalon periudha të luhatshme nën drejtimin e Afrim Tovërlanit, renditet në vendin e dytë me 30 pikë, tre më pak se lideri Ballkani.

Një fund i denjë për stinorin vjeshtor të futbollit kosovar, me pritshmëri të mëdha për fazën pranverore!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *