Rijkaard thyen heshtjen për Messin: Brohorita si fëmijë për të, kur fitoi Botërorin e Katarit

Frank Rijkaard (60 vjeç), trajner i Barcelonës mes viteve 2003 dhe 2008, trajneri nën komandën e të cilit debutoi Leo Messi në një ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Barçës më 16 tetor 2004 kundër Espanyolit, ka folur për yllin aktual të PSG.

“Nuk më rrodhën lotët në faqe pas finales së Kupës së Botës, por munda ta brohorisja si një fëmijë, sepse Messi e kishte fituar atë. Po e shikoja finalen mes Argjentinës dhe Francës, kryesisht si tifoz i Messit. Mendoj se mori atë që donte dhe e meritonte”, – tha legjenda e futbollit holandez për ‘Helden Magazine’.

Kujtojmë se Rijkaard u tërhoq nga pankina në vitin 2014, pasi ishte trajner i skuadrës së Arabisë Saudite. Ky ishte ribashkimi “argëtues” mes Rijkaard dhe Messit në vitin 2017. Trajneri holandez tregoi se si ishte ribashkimi i tij i veçantë me argjentinasin: “Djali im Santi donte shumë të shihte një ndeshje të Barcelonës. Unë nuk isha një tifoz i madh i stadiumeve në atë kohë.

Biletat i mora përmes delegatit të ekipit, Carles Naval. Pastaj, Carles na tha: Ejani edhe në një seancë stërvitore. Messi ishte super i këndshëm dhe i afrueshëm. Ne u përqafuam dhe bëmë foto. Kjo, natyrisht, ishte veçanërisht argëtuese për djalin tim. Kur e takova përsëri Messin pas një kohe të gjatë, ai më bëri të ndjej diçka të veçantë. Ai është bërë ylli i madh, që e gjithë bota e futbollit e shikon me gojë hapur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *