February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Zanetti: Kritikat ndaj Lautaros janë absurde – ai është kapiteni ynë dhe jep gjithçka në fushë

Në një aktivitet të organizuar nga fondacioni i tij, legjenda e Interit, Javier Zanetti, ka folur për situatën aktuale të zikaltërve dhe për kapitenin Lautaro Martinez.

Zanetti vlerësoi konkurrencën e fortë në Serie A këtë sezon:
“Është një kampionat shumë i ekuilibruar. Pavarësisht disa humbjeve të pamerituara, ne jemi aty, vetëm një pikë larg kryesimit. Në Pisa pamë një reagim të madh nga skuadra pas derbit dhe sfidës me Atletico Madridin, dy humbje të vështira për t’u pranuar për mënyrën si ndodhën. Futbolli është i tillë. E rëndësishme është analiza që bëjmë për t’u rritur si ekip, sepse besoj fort që ky Inter mund të jetë protagonist.”

I prerë ishte Zanetti edhe ndaj kritikave që kanë shoqëruar paraqitjet e fundit të Lautaro Martinez:
“Kritikat ndaj tij janë absurde. Po flasim për kapitenin tonë, një lojtar që jep shpirtin në çdo ndeshje dhe ka një ndjenjë të jashtëzakonshme përkatësie. Nuk duhet vlerësuar vetëm për golat, por për gjithçka që kontribuon në fushë. Këto kritika janë të pakuptimta.”

Sa i përket rekordeve dhe pritshmërive të larta për golat, Zanetti shtoi:
“Pikërisht për këtë arsye kritikat nuk kanë sens. Lautaro ka përvojë dhe e di që fazat e vështira janë pjesë e lojës.”

Ky reagim i zv.presidentit të Interit vjen në një moment kur kapiteni argjentinas ka qenë në qendër të vëmendjes, por mbështetja e pakushtëzuar e Zanettit është një sinjal i qartë i besimit të klubit tek ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *