February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Largimi i Rodrygos është i sigurt, Reali do t’i shqyrtojë ofertat në janar

E ardhmja e sulmuesit brazilian Rodrygo Goes duket larg Real Madridit, pasi ai po kalon një periudhë jashtë forme.

Sipas raportimeve të Mario Cortegana nga The Athletic, klubi madrilen do të shqyrtojë ofertat për sulmuesin në janar dhe gjatë afatit kalimtar të verës.

Braziliani humbi statusin e tij të patransferueshëm verën e kaluar, megjithëse dëshira e tij për të qëndruar bëri që interesat e disa klubeve të Ligës Premier të mos konkretizoheshin.

Rodrygo 

Rodrygo tani është 30 ndeshje pa shënuar gol, një seri që barazon rekordin më të keq për një sulmues në Madrid, duke u barazuar me Mariano Diaz.

E durimit për Rodrygon në Madrid i ka ardhur fundi dhe braziliani pritet të largohet në janar.

Sulmuesi brazilian është lidhur me disa klube angleze, ndërsa së fundmi emri i tij është përfolur edhe për Galatasaray në Turqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *