February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Hoeness ndez debatin: Është koha të ndryshojë rregulli 50+1

Uli Hoeness ka përsëritur qëndrimin e tij se futbolli gjerman ka nevojë urgjente për ndryshime strukturore.

Pas deklaratës së parë që ngjalli shumë debat, legjenda e Bayern Munich dhe figura më me ndikim te rekordmenët e Bundesligës ka dalë me një sqarim të dytë, duke riafirmuar se rregulli “50+1” duhet reformuar, nëse futbolli gjerman dëshiron të mbetet konkurrues në arenën europiane.

Hoeness theksoi se modeli aktual, i cili nuk lejon investitorët të zotërojnë më shumë se 50% të aksioneve të një klubi, po e pengon zhvillimin dhe po e lë Bundesligën pas Premier League.

“Nuk ka më kuptim që të mos lejohen investitorë të marrin më shumë se gjysmën e klubit. Futbolli modern po tregon qartë se investimet e mëdha janë të domosdoshme për të qenë rivalë të denjë në Europë”, deklaroi Hoeness.

Reagimi i tifozëve ishte i menjëhershëm: banderola e mesazhe kundërshtuese u shfaqën nëpër stadiume, duke mbrojtur traditën dhe identitetin e futbollit gjerman.

Por Hoeness nuk tërhiqet.

“Kam respekt të madh për tifozët – ata janë arsyeja pse ky sport jeton. Por ata nuk janë drejtues. Vendimet financiare duhet të merren nga njerëz që e kuptojnë menaxhimin dhe ekonominë, jo vetëm nga pasioni i tifozëve”, theksoi ai.

Deklaratat e Hoeness kanë hapur sërish debatin e madh në Gjermani: ruajtja e traditës apo hapja ndaj investimeve?

Çështja “50+1” pritet të mbetet temë qendrore në muajt e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *