February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Ademi për RTK-në: Suksesi i Kombëtares falë punës gjeneratë pas gjenerate

Në Lubjanë Kosova ka siguruar play offin për Botërorin 2026, një sukses historik, për kombëtaren që nuk ka as 10 vjet të plota në UEFA e FIFA. Megjithatë një kualifikim në botëror mbetet sfiduese edhe pse ekziston matematika për një gjë të tillë. Me vetëm një ndeshje të mbetur Kosova e pret Zvicrën tçë martën në Fadil Vokrri dhe për t’u kualifikuar direkt Dardanët duhet të fitojnë me së paku 6 gola diferencë, një detyrë jashtëzakonisht e vështirë, duke pasur parasysh formën e Zvicrës, e cila ka regjistruar katër fitore, një barazim dhe nuk ka humbur asnjë ndeshje në këtë kampanjë. Por arritja deri këtu vlerësohet sukses historik.

“Pak a shumë kur je në këtë punë e ki edhe një pritshmëri sepse kur them kështu është bërë një punë e madhe, gjeneratë pas gjenerate. Nuk është se ka filluar vetëm prej meje, por kjo është ëndërr e kahmotshme prej momentit që jemi p0ranuar në UEFA e FIFA. Këto ëndrra i ka secili ekip kombëtar, e i kemi edhe ne. Por ne jemi një shtet vetëm 9 vite pranim dhe e njoh si storie suksese dhe këtë e ka njohur zyrtarisht edhe FIFA dhe UEFA dhe kur të shpallin shtëpitë më të mëdha si storie suksesi, duhesh edhe t’i ti thuash vetit që kam bërë një punë të mirë”, tha Ademi në një intervistë për Lajmet Qendrore në RTK.

I pari i FFK-së suksesin ia dedikon futbollistëve, stafit teknik në krye me strategun Franco Foda, bashkëpunëtorëve të tij por edhe tifozëve ‘Dardanët’ që nuk e kanë braktisur kombëtaren për asnjë moment.

“Më gëzon fakti që na u kanë përputhur të gjitha pikat me shtabin teknik Federatë-Shtab Teknik me Franco Fodën për një projekt që e kemi në rrugë e sipër. Çfarë është më e rëndësishmja lojtarët e kanë dhënë kontributin e vet. Një prej akterëve të rëndësishëm janë edhe tifogrupi ‘Dardanët’. Është bërë një grup jashtëzakonisht shumë i mirë dhe lirisht mund të them jemi një familje”, shtoi Ademi.

Ai nuk e dëshiron një përballje eventuale në play-off me Shqipërinë, ndërsa nëse Kosova siguron një vend në mesin e 48 kombëtareve në Botërorin 2026, ka paralajmëruar se do të ketë shpërblime të majme për lojtarët dhe shtabin teknik. “Në këtë moment nuk do të doja të luajmë me Shqipërinë, sepse dua që të jemi të dyja atje. Mos të na vjen puna pikërisht para se me shku atje ta eliminojmë njëra – tjetrën. Ishte nder për ne që të na pret në darkë Çeferin bashkë me udhëheqësit e federatës sllovene. Sigurisht se më ka uruar për ndeshjen dhe lojën shumë të mirë dhe po citoj fjalët e tij kur tha ‘ishte një ndeshje jashtëzakonisht e mirë dhe fitore e merituar e juaja’”, përfundoi Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *