Shakhtar dhuron 25 milionë euro për luftën nga shitja e Mudryk te Chelsea

Mesfushori 22-vjeçar ukrainas Mikhailo Mudryk u transferuar dy ditë më parë nga ekipi i Shakhtar Donetsk te Chelsea për shumën 100 milionë euro. Një shumë e jashtëzakonshme mes transferimit përfundimtar dhe bonuesve që do të arkëtojë skuadra ukrainse.
Presidenti i Shakhtar, Akhmetov, ka bërë me dije se do të dhurojë 1/4 e kësaj shume, e barazvlefshme me 25 milionë euro, në ndihmë të ushtrisë së Ukrainës (1 miliardë grivnie me lekun vendës).
Kjo shumë do të shkojë për ushtarët ukrainës dhe ushtrinë e këtij vendi, që prej gati një viti është në mbrojtje të kufijve, pas pushimit nga Rusia. Në veçanti, kjo shumë do të shkojë për ushtrinë që ndodhet në Mariupol.