July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Liverpooli me ofertë 40-të milionëshe për mesfushorin portugez

1 min read

Dështimet e fundit në Premier League kanë detyruar skuadrën e Liverpool të hedhë sytë në merkaton e janarit. Sipas të përditshmes britanike “The Mirror”, skuadra e “reds” kërkon të mbyllë që në merkaton e janarit transferimin e mesfushorit portugez Ruben Neves.

Neves luan në Premier me skuadrën e Wolverhampton, me të cilin ka një kontratë deri në verën e vitit 2024. Mesfushori luan që prej vitit 2017 me Wolves dhe kushton rreth 40 milionë euro.

Për të evituar që lojtari të largohet me koston zero pas një viti është gati të pranojë ofertën e Liverpool, nëse kjo është e kënaqshme. Për momentin, palët janë në diskutime për të mundësuar një transferim të mundshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *