February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Shkëlqeu në fitoren e Drenicës, Kreshnik Uka merr çmimin ‘Ylli i javës’

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e trembëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Drenica, Kreshnik Uka, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij për 90 minuta të ndeshjes duke e shënuar edhe golin e dytë në fitoren e rëndësishme të skudrës së tij kunër FC Ballkanit 2:0. 

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Avni Shala, Blerim Haxholli dhe Raif Nasufi. 

Pasi mori këtë çmim, Uka u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës: 

“Ndeshjen e kemi përgatitur shumë mirë, duke pasur parasysh që kemi pasur një kundërshtar të fortë si FC Ballkani. Gjatë gjithë javës terreni ka qenë me shi dhe i rënduar, dhe njësoj ishte gjendja edhe gjatë ndeshjes, prandaj e kishim shumë të vështirë”.

“Jam shumë i lumtur që kam ndihmuar ekipin me golin tim dhe uroj të vazhdojmë me paraqitje të njëjta. Ekipi ynë, me ardhjen e kryesisë së re, ka pësuar ndryshime të mëdha dhe aktualisht jemi ende duke u komponuar, por duket se e kemi gjetur mënyrën e lojës”.

“Falënderoj bashkëlojtarët për punën që po bëjnë dhe tifozët “Shqiponjat e Zeza” për mbështetjen e vazhdueshme”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *