February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Chelsea shpëton nga humbja ndaj skuadrës që eliminoi Shkëndijën, ndërsa Paphos shënon fitore historike në Ligën e Kampionëve

Chelsea ka shpëtuar nga një disfatë e turpshme në Ligën e Kampionëve, duke barazuar 2:2 në udhëtim ndaj Qarabag, skuadrës azere që kishte eliminuar më parë Shkëndijën nga Tetova.

Ndeshja e zhvilluar në Baku dhuroi emocion dhe ritëm të lartë, veçanërisht në pjesën e parë, ku vendasit treguan karakter dhe lojë të organizuar përballë favoritëve nga Premier League.

Chelsea kaloi në epërsi në minutën e 16-të me golin e talentit brazilian Estevão, por Qarabag reagoi fuqishëm dhe përmbysi gjithçka përmes Leandro Andrade dhe Marko Jankovic, duke mbyllur pjesën e parë me avantazhin 2:1.

Në pjesën e dytë, londinezët u rikthyen shpejt në lojë. Alejandro Garnacho barazoi rezultatin në minutën e 53-të, duke i dhënë shpresë skuadrës së trajnerit Enzo Maresca. Chelsea më pas ushtroi presion të madh në kërkim të fitores, por pa sukses, pasi mbrojtja e Qarabag rezistoi me disiplinë të lartë deri në fund.

Në përfundim, rezultati 2:2 i la të dyja skuadrat me nga 7 pikë në renditje, duke e bërë garën për kualifikim të hapur dhe plot tension.

Fitore historike për Pafos në Ligën e Kampionëve!

Ndërkohë, në Qipro është shkruar histori. Kampioni qipriot Pafos FC arriti fitoren e parë ndonjëherë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur spanjollët e Villarreal me rezultat minimal 1:0.

Hero i mbrëmjes u bë holandezi Derrick Lucassen, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 47-të, duke ndezur festën në stadiumin “Stelios Kyriakides”.

Kjo fitore historike përfaqëson një arritje të madhe për futbollin qipriot, ndërsa Paphos tregon se është gati të konkurrojë denjësisht në arenën më të madhe evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *