Liverpooli mposht Realin në një ndeshje spektakolare në ‘Anfield’
Liverpooli arriti të fitojë 1-0 ndaj Real Madridit në një përballje të jashtëzakonshme evropiane, duke i shkaktuar kampionëve të Spanjës humbjen e parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, pas tre fitoreve radhazi.
Ndeshja nisi me taktika të kujdesshme dhe raste të pakta për shënim. Në gjysmën e parë pati dy momente të diskutueshme: një prekje me dorë e Tshuameni në zonën e Realit që shumë e panë si penallti, por gjyqtari Kovac nuk e akordoi; dhe një ndërhyrje mbi Viniciusin në zonën e Liverpoolit, që gjithashtu nuk rezultoi në penallti. Portierët ishin në qendër të vëmendjes, me Thibaut Courtois që shpëtoi disa raste të rrezikshme të Liverpoolit, ndërsa Mamardashvili tregoi gjithashtu refleks të shpejtë.
Në pjesën e dytë, Liverpooli u hodh në ofensivë dhe krijoi disa raste të pastra shënimi. Suksesi erdhi në minutën e 61-të, kur McAllister shënoi pas një krosi nga Sobolsai, duke çuar Liverpoolin në avantazh 1-0. Goli u konfirmua nga VAR, pa elementë për t’u anuluar.
Real Madridi përpiqej të reagonte, me Kylian Mbappen që provoi disa herë, por pa sukses. Pavarësisht pritjes së tifozëve për një reagim nga skuadra e Alonsos, mysafirët nuk arritën të barazojnë.
