April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 15, 2026

Ismet Munishi jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Dukagjinit

Ismet Munishi nuk do të jetë më në krye të skuadrës së Dukagjinit. Trajneri prishtinas ka njoftuar të martën përmes një postimi në rrjetet sociale se ka dhënë dorëheqje nga ky post te klubi klinas, duke përmendur arsye personale.

“Rrugëtimi im te KF Dukagjini mbaron këtu. Për arsye personale jap dorëheqje nga posti i trajnerit. Falënderoj qytetarët e Klinës, presidentin Fabian Veseli, drejtorin Korab Desku, stafin e trajnerëve Ardian Basha, Ndue Pergjokaj, Valmir Bytyqi dhe Sejdi Morina, si dhe lojtarët për sakrificën dhe përkushtimin e tyre”, ka shkruar Munishi.

Munishi, 51-vjeçar, mori drejtimin e Dukagjinit vitin e kaluar dhe në këtë periudhë udhëhoqi skuadrën në 43 ndeshje zyrtare, duke regjistruar 17 fitore, 10 barazime dhe 15 humbje.

Nuk dihet ende se kush do ta pasojë Munishin në bankinën e Dukagjinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *