June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 1, 2026

Kosova në grup me Kroacinë, Bullgarinë dhe Gjibraltarin për Kupën e Botës 2027

Të martën është zhvilluar shorti për kualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027 për futbolliste, që do të zhvillohen në tri nivele, njësoj si Liga e Kombeve të Grave të UEFA-s.

Kombëtarja e Kosovës do të garojë në Ligën C (niveli i tretë) dhe do të përballet në grup me:

  • Kroacinë
  • Bullgarinë
  • Gjibraltarin

Si funksionon avancimi:

  • Fituesi i grupit kalon në play-off për kualifikim në Botëror dhe njëkohësisht promovohet në Ligën B për ciklin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.
  • Nga Liga C, në play-off për Botëror do të kualifikohen edhe dy ekipet më të mira që renditen të dyta, nga gjashtë grupet e Ligës C.

Kalendar i ndeshjeve të Ligës C: mars – prill – qershor 2026

Shqipëria garon në Ligën B, në grup me Uellsin, Çekinë dhe Malin e Zi, ku kualifikimi për Botëror mund të arrihet vetëm përmes play-off, jo direkt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *